Ballina Bota Ditë zie për klubin anglez, humb jetën futbollisti 29-vjeçar

Ditë zie për klubin anglez, humb jetën futbollisti 29-vjeçar

Ish-mbrojtësi i Wigan, ka humbur jetën sot në moshën 29-vjeçare, pas luftës me sëmundjen e leucemisë.

Garcia ishte diagnostikuar me sëmundjen në fillim të vitit 2015 dhe qëndroi në Angli derisa u kthye në Honduras, në vendlindjen e tij në fund të vitit të kaluar.

Presidenti i klubit të Wigan është shprehur: “Ky është një lajm tragjik dhe ne si klub i dërgojmë ngushëllimet tona të thella familjes dhe shokëve të Juan Carlos.

“Me aq sa mundemi kemi ofruar mbështetjen tonë, por pavarësisht trajtimit të specializuar në spitalin “Christie’s”, Juan Carlos tragjikisht humbi luftën me këtë sëmundje të tmerrshme.”, raporton klubi anglez.

Garsia ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Hondurasit ku u aktivizua 34 takime dhe shënoi 1 gol.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook