Ballina Kronike Dosja “Balili”, Gjykata e Krimeve të Rënda sekuestron pasurinë e “Eskobarit të...

Dosja “Balili”, Gjykata e Krimeve të Rënda sekuestron pasurinë e “Eskobarit të Ballkanit”

Pas kërkesës nga Prokuroria, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur nën sekuestro preventive pasurinë e Klement Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Sipas vendimit të marrë gjatë ditës së sotme janë sekuestruar troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes së Balilit.

Klement Balili rezulton i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të drogës nga që prej një viti nga Policia, sipas urdhërit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria.

Sekuestrimi i pasurive të Balilit u bë falë bashkëpunimit të sektorit të hetimeve të aseteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Këto pasuri, por dhe të tjera në pronësi të 44-vjeçarit, dyshohet se janë ngritur nga para me burim të dyshimtë kriminal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook