Ballina Aktualitet Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet polici

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet polici

Një efektiv policie është arrestuar nga kolegët e tij sepse drejtonte mjeti në gjendje të dehur.

Sipas burimeve në pranga ka rënë shtetasi shtetasi B.H., vjeç 47, banues në Tiranë, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Efektivi ishte duke drejtuar automjetin e tij tip “Lancia”në rrugën “Pandi Dardha”, kur është ndaluar nga patrulla e qarkullimit. Në momentin që i është bërë testi i konsumit të alkoolit, ka rezultuar i dehur.

Menjëherë pas kësaj kolegët kanë njoftuar Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për ta prangosur në flagrancë. Ndaj 47-vjeçarit pritet të merren masa disiplinore.