Ballina Kronike Durrës, gjenden 64 kg kanabis në det

Durrës, gjenden 64 kg kanabis në det

Policia kufitare e Durrësit dhe Guardia di Finanza italiane kanë gjetur në një sasi prej 64.5 kilogramë kanabis sativa. Lënda narkotike u gjet rreth 5 milje nga bregu i detit ne zonën e Kallmit.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës,  ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 64.5 kg e futur në 7 pako. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës,  identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme.