Ballina Kronike Durrës/ Makina përplas motoçikletën, humb jetën 55-vjeçari

Durrës/ Makina përplas motoçikletën, humb jetën 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku si pasojë e një aksidenti ka mbetur një person i vdekur.

Burime policore bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Shënvlash, ku mjeti tip Opel  në pronësi të shtetasit K.M., 28 vjeç është përplasur me mjetin motoçikletë tip Piagio, duke lënë të vdekur shtetasin D.M., 55 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Njoftimi i policisë: 
“Më datë 13.07.2017, rreth orës 17:40, në Shënvlash Durrës, shtetasi K. M. , 28 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Opel është përplasur me motoçikletën tip Piagio, pa targa me drejtues shtetasin D. M. 55 vjeç, banues në Durrës.

Fatkeqësisht drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.”