Ballina Kronike Durrës/ Makina përplas të miturin me biçikletë

Durrës/ Makina përplas të miturin me biçikletë

Një automjet ka përplasur një 13 vjeçar që po udhetonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme (8 qershor) rreth orës 17:20, në rrugën Plepa-Shkozet.

Në sqarimin për ngjarjen burime policore bëjnë me dije se “në pranga u vu  shtetasi Bedri Troka 42 vjeç nga Fieri, pasi duke drejtuar mjetin furgon tip Benz ka goditur mjetin biçikletë me drejtues  shtetasin A.B 13 vjeç banues në Durrës.”

13-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.