Ballina Kronike Durrës , shfaqen rrënoja të tjera me vlerë arkeologjike

Durrës , shfaqen rrënoja të tjera me vlerë arkeologjike

Rrënojat arkeologjike që kanë dalë në pah gjatë gërmimeve të shkollës 9 vjeçare ‘Marie Kaçulini’ në Durrës, janë shkaku që janë ndërprerë punimet dhe Instituti Arkeologjik po shqyrton këto gërmime. Ky i fundit do të vendosë përfundimisht për vlerën e rrënojave, ndërkohë që shkolla nuk do të jetë gati për të pritur nxënësit shtatorin e ardhshëm.

Gjatë gërmimeve të themeleve, janë zbuluar rrënoja arkeologjike, të cilat do të shqyrtohen nga Instituti Kombëtar i Arkeologjisë dhe Agjensia e Shërbimit Arkeologjik. Në këto kushte, pritet që institucioni arsimor të mos jetë gati për nisjen e shkollës në shtator, pasi punimet pritet të zgjasin më shumë se afatet e përcaktuara.

Punimet për ndërtimin e shkollës “Marie Kaçulini” nisën rreth 40 ditë më parë dhe ishin parashikuar të përfundonin brenda 240 ditëve.

Por, pas zbulimit të rrënojave arkeologjik, nuk ka afat se kur do të rinisin punimet.
Gjithçka do të vendoset nga institucionet e studimeve arkeologjike të cilat edhe mund të pezullojnë tërësisht punimet. Në këtë shkollë mësojnë 1100 nxënës të arsimit të detyruar, të cilët aktualisht janë shpërndarë në shkolla të ndryshme të qytetit bregdetar.