Ballina Aktualitet Dy aksidente në pak minuta në rrugën e Rinasit, ja cili është...

Dy aksidente në pak minuta në rrugën e Rinasit, ja cili është shkaku

Dy aksidente janë shënuar për pak minuta ditën e sotme për shkak të stuhisë dhe pamjes së kufizuar në rrugën e Rinasit.

Sipas informacioneve paraprake 5 makina janë përplasur, por fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.

Njëri aksident ndodhi në Bërxull, ku nga përplasja e dy makinave, automjeti tip “Benz” ra në kanalin anësor. Brenda ishte një familje, por nuk ka asnjë të lënduar.

Aksidenti i dytë u shkaktuar nga përplasja e tre automjeteve në një kryqëzim të rrugës, por ka vetëm dëme materiale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook