Ballina Kronike E FRIKSHME/ Dëshmia “bombë”: Të dënuarit dalin natën nga burgu dhe kryejnë...

E FRIKSHME/ Dëshmia “bombë”: Të dënuarit dalin natën nga burgu dhe kryejnë vrasje me pagesë


Përfaqësuesi ligjor i OSHEE-së në Arbitrazhin Ndërkombëtar, Romeo Karaj ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket sigurisë së burgjeve.

Përfaqësuesi ligjor i OSHEE-së në Arbitrazhin Ndërkombëtar, Romeo Karaj

Përmes një postimi në “Facebook” se sipas informacioneve që diponon, ai pretendon se shumë të dënuarve për krime të rënda i është krijuar mundësia për të dalë nga burgu gjatë natës me qëllim për të kryer vrasje mafioze kundrejt pagesës.

Postimi i plotë

Para dy ditesh, nje miku im, qe jeton jashte, teper i shqetesuar me vuri ne dijeni se: kriminele te denuar me burgim te perjetshem, dalin naten nga burgu, bejne vrasje me pagese, dhe gdhihen perseri te qete ne burg, nen mbrojtjen e shtetit. Po dje mora nje rikonfirmim te ketij fakti.

Behet fjale, pikerisht per burgun 302 ne Tirane, ku rrijne pjesa me llum e krimit, qe kane marre peng kete vend.

Te dalesh nga burgu naten, te besh biznes duke vrare me pagese, sipas porosive nga lart, dhe te kthehesh ne mengjes, do te thote se, alibia eshte e plote, e besueshme dhe e pakundershtueshme.
Keshtu shpjegohen vrasjet pa autor dhe pa shprese per t’u zbardhur.


Kjo gje ka ndodhur, sipas asaj qe me eshte thene, kryesisht nen administrimin e burgjeve nga bandat PD dhe LSI.Keshtu shpjegohet pasurimi i pabesueshem i drejtorave te burgjeve, te cilet sot po zhgerryhen ne lluksin e krijuar nga pagesat e killerave.

Disa nga keta funderrinat e burgjeve, kane dale te paguar per te realizuar edhe vrasjen time, por qe nuk ia kane arritur dot.

Keto funderrina, si dhe urdheruesit e paguesit e tyre te cdo lloji e rrangu, do te me kene perballe dhe ju bej me dije se, kunderpergjigja ime ndaj tyre, do te jete direkte, frontale dhe e pameshirshme.

LEXO EDHE:  Shokuese / Përsëri dhunë në QSUT , goditet infermieri

Ne pergjigje te cdo agresioni ndaj meje, do t’i godas keto funderrina ne cdo pike te tyre, te pasurise se tyre, te familjes se tyre dhe shoqerise mbeshtetese se tyre, derisa emri te mos ju degjohet.

Sali, Ilir, Ismailaj dhe jevgjit killera mbas jush, une po ju pres.

Ne luften time ndaj jush, i jam mbeshtetur Zotit, dhe nuk ma ndjen nese e gjithe karakatina e qelbur qe quhet shtet, eshte kundra meje.

Une ju sfidoj t’a coni deri ne fund ate qe keni nisur.

Deri tani jam marre me korrupsionin, por si duket ka ardh dita te merrem edhe me funderrinat e krimit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook