Ballina Kronike VIDEO/ Aksident i rëndë tek rruga e Rinasit, drejtuesit e mjeteve transportohen...

VIDEO/ Aksident i rëndë tek rruga e Rinasit, drejtuesit e mjeteve transportohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Rinas ku dy mjete janë përplasur “kokë më kokë”. Sipas dëshmive të para nga vendngjarja për “DuaLajm.com” raportohet si shkak shpejtësia e lartë e një prej drejtuesve të mjeteve.

Konkretisht një nga makinat e dëmtuara rëndë nga ky aksident është shkatërruar pothuajse plotësisht ndërsa makina e dytë ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një fushë me misra në afërsi të autostradës. Nuk dihet ende nëse nga ky aksident ka patur viktima por “DuaLajm.com” raporton se të lënduarit janë transportuar drejt spitalit me ambulancë në mënyrë urgjente. 

Gjithashtu raportohet se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka stabilizuar trafikun për të hapur rrugën drejt aeroportit.

Pamjet në videon e mëposhtme janë siguruar ekskluzivisht nga “DuaLajm.com” pak minuta pas aksidentit.


Aksident i rëndë tek rruga e Rinasit… by gazetar-dualajm

Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakVenger shprehet kundër rregullit të UEFA: Manchester United nuk duhet të luajë në Champions League
Artikulli tjetërReceta e Gatimit/ Si të gatuajmë paste të ngrirë dhe të përgatitur në shtëpi