Ballina Kronike Atentat në Shkodër, ky është i plagosuri. Kapet dhe autori (Emrat)

Atentat në Shkodër, ky është i plagosuri. Kapet dhe autori (Emrat)

Shkodra është tronditur mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna me armë. Burime nga policia lokale bëjnë ë ditur për “DuaLajm.com” se është qëlluar në drejtim të shtetasit Fatmir Zyla, i cili ka mbetur i plagosur.

Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, policia e Shkodrës thekson se ka mundur të identifikojë autorin, i cili është kapur brenda pak minutash. “DuaLajm.com” mëson se ai është Dedë Guri.

Ende nuk dihen motivet e plagosjes por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.