Ballina Aktualitet E kishte mbushur shtëpinë me armë e municione, në pranga 66-vjeçari nga...

E kishte mbushur shtëpinë me armë e municione, në pranga 66-vjeçari nga Tirana

Një 66-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është kapur me armë dhe municione.

Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi T.H, vjeç 66, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.12.2017, në rrugën “Myslym Keta”, iu gjetën dhe e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë imituese zhurmuese, me krehër me 4 fishekë dhe në banesë 1 armë sportive me dylbi me mbishkrimin “Made in China”, me 7 fishekë, 24 saçma metalike, 16 fishekë arme gjuetie, 1 kundërgaz dhe 2 këllëf arme pistolete.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook