Ballina Kronike E moshuara përplaset për vdekje nga karroca me kalë

E moshuara përplaset për vdekje nga karroca me kalë

E moshuara 70-vjecare me iniciale L.K, është përplasur nga një karrocë me kalë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Aksidenti tragjik ka ndodhur këtë të martë në zonën e Devollit. E moshuara është dërguar menjëherë në spital, por nga plagët e marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes, dhe ndaj shtetasit me iniciale S.S 41 vjeç, kanë nisur veprimet proceduriale .

LEXO EDHE:  Protesta para Drejtorisë së Policisë, procedohen 15 qytetarë për tubim të paligjshëm

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook