Ballina Aktualitet E PAZAKONTË/ “Më jep vajzën për nuse, ose ju vrava të gjithëve”,...

E PAZAKONTË/ “Më jep vajzën për nuse, ose ju vrava të gjithëve”, nipi kërcënon me jetë xhaxhain

 

Një rast i paprecedent është paraqitur ditën e enjte në stacionin policor në Komunën Saraj të Shkupit në një familje shqiptare.

46-vjeçari E.B., nga fshati Lubin i Shkupit ka denoncuar se nipi i tij E.B, 19-vjeç e ka kërcënuar me jetë.

Shkak për këtë sipas xhaxhait, është se nipi i tij përmes rrjetit social “Viber”, ka kërcënuar se do ta vrasë atë dhe familjen e tij nëse nuk ia jep vajzën për nuse.

“Orët e vona të së enjtes, rreth orës 23 e 50 minuta, shtetasit E.B., 46-vjeç, i është paraqitur kushëriri i tij A.B. dhe e ka paralajmëruar të jetë i kujdesshëm sepse nipi i tij ka ikur nga shtëpia. Ai ka ikur pasi ka kuptuar se denoncuesi (xhaxhai 46 vjeçar)  ka fejuar vajzën dhe është revoltuar sepse ka qenë në lidhje dashurie me të. Denoncuesi po ashtu ka sqaruar se E.B. me datë 31.12.2017 e ka marrë vajzën e tij dhe dy ditë kanë qenë së bashku në një hotel në Tetovë pa lejen e tij dhe pasi nuk e ka ditur se ku gjendet vajza e ka paraqitur si të zhdukur në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit në Maqedoni.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook