Ballina Aktualitet E pazakontë në Fier, burri i drejtohet policisë: Më ndihmoni se më...

E pazakontë në Fier, burri i drejtohet policisë: Më ndihmoni se më rreh gruaja!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Fierit.

Dihet që përgjithësisht në rastet e dhunës në familje, janë burrat ata që rrahin gratë e tyre, por me një 37-vjeçar nga Fieri ka ndodhur e kundërta.

Ai ka denoncuar bashkëshorten e tij, 29-vjeçaren me iniciale A.G., se kjo e fundit e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

“Më datë 17.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin A.N, vjeç 37, banuese në Fier, pasi ish bashkëshortja, A.G, vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Shkon në 3 numri i viktimave, nxirren trupat e pajetë nga kanali në Fier (Pamje të rënda)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook