Ballina Aktualitet E pazakontë në Lushnjë/ Kap mat hajdutin në shtëpi, e mban peng...

E pazakontë në Lushnjë/ Kap mat hajdutin në shtëpi, e mban peng dhe e bën për spital, por në fund e pëson për vete (Emrat)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Lushnjës.

Burime zyrtare nga Policia e Lushnjës bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: Shkëlqim Çollaku, 41-vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhje”, Lulëzim Çollaku, 45-vjeç, banues në Shegas, Lushnjë, i cili akuzohet për veprën penale “Përvetësim i sendeve të vjedhura”, si dhe 31-vjeçari, Nertil Hajdari, i cili kapi hajdutin mat në shtëpi, pasi akuzohet për veprën penale “Vetgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Pasi i ka vjedhur një motor “Piaggio” shtetasit Nertil Hajdari, grabitësi Shkëlqim Çollaku ka shkuar sërish në shtëpinë e tij për të vjedhur sende të tjera, por kësaj here “i pafatë”, pasi e ka pësuar keq.

Ai është kapur mat nga Nertil Hajdari, i cili e ka mbajtur peng për 5 orë në banesë duke e dhunuar fizikisht.

Më pas, Hajdari e ka lëshuar të lirë grabitësin, por nuk ka lajmëruar organet e rendit duke kryer kështu vetgjyqësi, vepër penale për të cilën është vënë në pranga nga policia.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit:

-Shkëlqim Çollaku, 41 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.
-Lulëzim Çollaku, 45 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnje.
-Nertil Hajdari, 31 vjeç, banues në fshatin Konjat, Lushnje.

Në datën 19.11.2017, rreth orës 18:20, shtetasi Shkëlqim Çollaku, në fshatin Konjat, ka vjedhur një motoçikletë të markës “Piaggio”, pa targa, në pronësi të shtetasit Nertil Hajdari, dhe e ka çuar për ta fshehur në banesën e vëllait të tij Lulëzim Çollakut, të cilin e ka vënë në dijeni për faktin se motorrin e kishte vjedhur.

Më pas, shtetasi Shkëlqim Çollaku është kthyer në banesën e shtetasit Nertil Hajdari për të vjedhur sende të tjera por është kapur nga shtetasi Nertil Hajdari, i cili e ka mbajtur dhe dhunuar fizikisht shtetasin Shkëlqim Çollaku në banesën e tij për rreth 5 orë dhe më pas e ka lënë të lirë.

LEXO EDHE:  Edhe pse kishte 2 fëmijë kolegët nuk e linin pa ngacmuar, infermierja 30-vjeçare i jep fund jetës (Foto+Emri)

Shtetasi Nertil Hajdari këtë ngjarje nuk e ka njoftuar në organet e rendit dhe pasi e ka lënë të lirë shtetasin Shkëlqim Çollaku, ka mbajtur motoçikletën e markës “ ICO“, me targa AP072 në pronësi të vëllait të tij, shtetasit Lulëzim Çollaku, duke kryer vetëgjyqësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale:

• “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Shkëlqim Çollaku.

• “Përvetësimi i sendeve të vjedhura” parashikuar nga Neni 287/b i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Lulëzim Çollaku.

•”Vetgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga Neni 277 dhe 110 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Nertil Hajdari.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook