Ballina Aktualitet E pazakontë në Shkodër, 16-vjeçari i bën “gjëmën” të atit, organizon me...

E pazakontë në Shkodër, 16-vjeçari i bën “gjëmën” të atit, organizon me shokët…

Policia e Shkodrës ka zbardhur grabitjen e një dite më parë, ku është vjedhur një banesë në zonën e Vaut të Dejës.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se përveç tre të rinjve, dy prej të cilëve janë arrestuar, bashkëpunëtor në grabitje ishte dhe djali i pronarit të banesës, 16-vjeçari E.Z.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura në banesë, ndërkohë që 16-vjeçari është duke u ndjekur në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë
Me datë 12.03.2018, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës falë një pune intensive hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K.J, 29 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,

S. J. 16 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:

E. Z. 16 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,

R. K. 17 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

LEXO EDHE:  FOTO/ Kapet jahti me rreth 4 ton marijuanë, arrestohen tre shqiptarët. Policia jep detajet

Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z. konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë.

Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E. Z. ku është kryer vjedhja nga shtetasit elartëpërmendur të cilët janë shokët e tij.

Materjalet iu referuan në Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuara nga nenet 134-25 e 283 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook