Ballina Aktualitet E pazakontë në Skrapar, qytetarit i vjen nga Durrësi fatura telefonike për...

E pazakontë në Skrapar, qytetarit i vjen nga Durrësi fatura telefonike për 7 vjet pa paguar, por…

Një rast, sa i rrallë dhe i çuditshëm “tarifimi” telefonash, me zanafillë në Durrës, përfundon në Skrapar.

Një 60-vjeçar i cili gjithë jetën ka jetuar në Çorovodë, denoncon se i ka ardhur nga Durrësi, një faturë milionëshe telefonash, e pa paguar prej 7 vjetësh.

Sipas denoncimit, mësohet se në vitin 2012, në emër të tij, është lidhur një kontratë, me një kompani telefonie në Durrës, me dy numra fiks, me detyrime të pashlyera, për të cilën ai nuk ka dijeni.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 13. 09. 2018, shtetasi N. S., vjeç 60, banues në Çorovodë, kallëzon se në vitin 2012, në emër të tij, është lidhur një kontratë, me një kompani telefonie në Durrës, me dy numra fiks, me detyrime të pashlyera, për të cilën ai nuk ka dijeni. Po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Neni 186/1 i Kodit Penal.