Ballina Aktualitet E përplasi makina, ndërron jetë në spital 11-vjeçari nga Fieri

E përplasi makina, ndërron jetë në spital 11-vjeçari nga Fieri

Dy ditë pasi u përplas nga një makinë ka ndërruar jetë në spital, fëmija 11 vjeç nga Fieri. Aksidenti ndodhi ditën e enjte rreth orës 15:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim.

“A.Xh 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip ‘Skoda’, ka aksidentuar M.G., 11 vjeç, banues në fshatin Dërmënas Fier, të cilin e ka shoqëruar në Spitalin Rajonal Fier”, thuhej në njoftimin paraprak të policisë lidhur me aksidentin.

Në spitalin e Fierit, mjekët vlerësuan se i mituri kishte nevojë për mjekim më të specializuar dhe kështu vendosin që ai të transportohej në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Por, dy ditë më vonë, vogëlushi ndërroi jetë.