Ballina Aktualitet E pickon grerëza, 47-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

E pickon grerëza, 47-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e hënë në Tropojë pasi një 47-vjeçar ka humbur jetën nga pickimi i grerëzës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tetaj, ku 47-vjeçari ka qenë duke punuar tokën në momentin kur e ka pickuar grerëza.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje të rëndë, nëse ka qenë vetëm pickimi i grerëzës shkaktari i vdekjes apo 47-vjeçari ka vuajtur nga ndonjë sëmundje.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.06.2018, në fshatin Tetaj, Tropojë, duke punuar në arë, shtetasi T.Rr., vjeç 47, është pickuar nga një grerzë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook