Ballina Kronike E qëlloi me armë në kokë pasi nuk zbriti nga makina, arrestohet...

E qëlloi me armë në kokë pasi nuk zbriti nga makina, arrestohet pas 21 vitesh “i forti” i 97-ës (Emri)

Një 37-vjeçar i dënuar me 9 vite burg për vrasje është ekstraduar nga Greqia në Tiranë.

Saimir Gegolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 14.10.2010 e ka dënuar me 9 vjet burgim

Rreth arrestimit të tij, policia njofton se “më datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.

Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe Saimir Gegolli i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.

Shtetasi Saimir Gegolli është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook