Ballina Aktualitet E rëndë/ 35-vjeçar nga Cërriku ndërron jetë në burgun e Fushë Krujës

E rëndë/ 35-vjeçar nga Cërriku ndërron jetë në burgun e Fushë Krujës

Një i dënuar, nga Cërriku, i cili vuante dënimin në burgun e fushë Krujës, ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit të policisë, rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 08. 09. 2018, ka ndërruar jetë shtetasi E. Y., vjeç 35, banues në Cërrik, i cili vuante dënimin në IEVP Fushë Krujë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.