Ballina Kronike E rëndë/ Fqinji merr 10 vjeçaren për një xhiro me makinë, nuk...

E rëndë/ Fqinji merr 10 vjeçaren për një xhiro me makinë, nuk përmbahet dot dhe e përdhunon (EMRI)

SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtëpanjë të Cërrikut ku mësohet se një 23 vjeçar ka mashtruar dhe më pas përdhunuar një vajzë të mitur. Pasi paraqitjes së nënës së bashku me vajzën e saj në komisariatin e Cërrikut, blutë janë vendosur menjëherë në lëvizje duke vënë në pranga Emiljan Xhika, 23 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë të Cërrikut i cili akuzohet se ka përdhunuar një 10 vjeçare.

Në dëshminë e saj para oficerëve të policisë, nëna është shprehur se ka mësuar për ngjarjen e rëndë vetëm tani, pasi vajza fillimisht e ka mbajtur të fshehtë atë që i kishte ndodhur.

Vetë vajza 10 vjeçe në prani të një psikologeje, ka treguar se më 17 gusht, fqinji i saj e kishte marrë në makinë duke e mashtruar. Ndërsa ecte në rrugët e fshatit Banjë, Emiljan Xhika i është afruar vajzës dhe e ka ftuar për t’i bërë xhiro me makinë.

E mitura ka pranuar pa e ditur se qëllimi i 23- vjeçarit ishte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Pas denoncimit, Policia bën me dije se Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Cërrik bënë ndalimin e shtetasit Emiljan Xhika, 23 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë.

Sipas Policisë, ai u ndalua pasi më datë 17.08.2017, në fshatin Banjë, në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Xhika u ndalua në orët e vona të një nate më parë në banesën e tij, pasi ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, që s’i ka mbushur ende 10 vjeç.

Policia ka marrë në pyetje edhe të miturën, e cila e ka pranuar që ka kryer marrëdhënie seksuale me 23- vjeçarin, por ende nuk është konfirmuar se ai ka kryer marrëdhënie me dhunë apo nëpërmjet mashtrimit.
Sipas Policisë, vajza ka treguar në Polici se ai e ka parë në lagje dhe e ka ftuar për të bërë një xhiro me makinë, dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Nga ana e tij, 23-vjeçari, pasi është njohur me akuzën, nuk e ka pranuar një fakt të tillë, duke e mohuar atë. Ndërkohë, pas marrjes në pyetje, ndaj vajzës po kryhen analizat mjekoligjore për të parë nëse ajo ka kryer marrëdhënie seksuale dhe më pas nëse ka pasur përdhunim apo jo.

Deri në përfundim të analizave, 23- vjeçari do të qëndrojë në paraburgim, ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”./panorama

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakFOTO/ Në 1960 ishte liqeni i katërt më i madh në botë, por tani…
Artikulli tjetër“Muzika e Beyonce”, tashmë dhe si lëndë mësimore në univeristetin e Kopenhagës