Ballina Aktualitet E rëndë/ Ishte duke shkuar në punë, makina përplas për vdekje 49-vjeçaren...

E rëndë/ Ishte duke shkuar në punë, makina përplas për vdekje 49-vjeçaren shqiptare në Itali

Një 49-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident në Toskana të Italisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:45 të mëngjesit të sotëm,p ranë shkollës së mesme “Fermi”.

Mediat italiane bëjnë me dije se gruaja me origjinë shqiptare, e cila jetonte në San Lazzaro di Savena, u përplas për vdekje nga një automjet tip “Volvo”, teksa ishte duke shkuar në punë.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur nga mediat italiane.

Policia shoqëroi drejtuesen e mjetit, e cila ndaloi dhe thirri ambulancën, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook