Ballina Aktualitet E rëndë në Divjakë/ Motori del nga rruga, humb jetën 46-vjeçari

E rëndë në Divjakë/ Motori del nga rruga, humb jetën 46-vjeçari

Një 46-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa ka qenë duke udhëtuar me motor, pasditen e sotme në Zharnec të Divjakës.

Burime zyrtare nga Policia e Lushnjës bëjnë me dije se shtetasi me iniciale K.T., ka dalë nga rruga teksa drejtonte një motor, e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Informacion paraprak
Në datën 19.07.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Zharnec, Divjakë, shtetasi K.T, 46 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang”, ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook