Ballina Aktualitet E rëndë në Durrës/ 22-vjeçari mbytet tek Gjiri i Lalzit, policia jep...

E rëndë në Durrës/ 22-vjeçari mbytet tek Gjiri i Lalzit, policia jep detajet e para (Foto)

Një 22-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në Gjirin e Lalëzit.

Kanë qenë pushuesit ata të cilët kanë lajmëruar të alarmuar policinë, pasi dallgët kishin nxjerrë të pa jetë trupin e 22 vjeçarit në breg.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është shtetasi E.S, 22 vjeç banues në Tiranë, me origjinë nga Peshkopia.

Njoftimi i policisë
Viktima është shtetasi me inicialet E.S., 22 vjeç, nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15. Trupi i pajetë është nxjerrë në breg nga pushuesit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook