Ballina Aktualitet E rëndë në Durrës, gjendet e vrarë në banesë gruaja e një...

E rëndë në Durrës, gjendet e vrarë në banesë gruaja e një polici

Gruaja e një polici në Durrës, ,është gjetur e vrarë me armë zjarri në banesën e saj.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 7 të Durrësit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 47 vjeçaria, Merita Hajdari është vetëvrarë me armë zjarri.

Mësohet se në familjen e efektivit, Sherif Hajdari, ndërsa dyshohet se 47-vjeçarja është vetëvrarë.

Burimet nga policia bëjnë me dije se, në momentin e ngjarjes ka patur edhe persona të tjerë në banesën e punonjësit të Policisë së Durrësit, Sherif Hajdari.

Gruaja është dërguar në kirurgji por pa shenja jete. Trupi i saj ndodhet në morg.

Informacion paraprak
Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja  M.H. 47 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook