Ballina Aktualitet E rëndë në Durrës, helmohen 13 punonjëse të një rrobaqepësie

E rëndë në Durrës, helmohen 13 punonjëse të një rrobaqepësie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku 13 punonjëse të një firme rrobaqepësie janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se punonjëset kanë shfaqur shenja të fikti në ambjentet e punës dhe dyshohet se janë helmuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se punëtoret e firmës së rrobaqepësi ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 Grupi hetimor në bashkëpunim me Specialistët e Shëndetit Publik po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarje

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook