Ballina Kronike E rëndë në Durrës, treni përplas për vdekje kalimtarin

E rëndë në Durrës, treni përplas për vdekje kalimtarin

Një 52-vjeçar është përplasur për vdekje nga treni në Sallmone të Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:10, tek nënkalimi hekurudhor i linjës Durrës-Vorë.

Sipas burimeve zyrtare nga policia mësohet se viktima është shtetasi me inicialet F.H., 52-vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Ndërkohë që mashinisti i trenit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë
Më datë 13.09.2017, rreth orës 15:10, në Sallmone, në linjën hekurudhore Durrës –Vorë, tek nënkalimi hekurudhor treni ka përplasur shtetasin F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.

Fatkeqësisht shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë. Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

 

 

Gjykata e Apelit Durrës lë në fuqi vendimin e mëparshëm, Dashamir Xhika mbetet në burg

“Hapja e portave drejt ferrit”, artikulli i ‘The Economist’ për ndryshimin e kufijve në Ballkan

FOTO/ Fejohet këngëtari i njohur shqiptar, publikon pamjet e shkëmbimit të unazave

DOSSIER/ “Të lidhur me tela me gjemba”, si u pushkatuan barbarisht nga komunistët 22 intelektualët shqiptarë

VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër, 1 minutë heshtje në takimin Vllaznia-Teuta

Bulqizë/ Mbulohet nga dëbora, furgoni me 9 pasagjerë bllokohet 2 orë në rrugë

Vlorë/ Rikthehen atentatet me eksploziv, një tjetër shpërthim biznesi në mesnatë

Rrëfimi tronditës i 18-vjeçares shqiptare: Prindërit më mbajnë të burgosur në shtëpi, duan të më…

VIDEO/ Plagosja e dyfishtë në Tiranë, publikohen pamjet e sherrit mes dy grupeve

“Deklaratat për presidentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë”, reagon Vasili: Vendi digjet, Rama…

Artikulli paraprakVIDEO/ Ramush Haradinaj bën për ujë të ftohtë gazetaren, ja çfarë i thotë
Artikulli tjetërMblidhet sot për herë të parë qeveria “Rama 2”, zbulohen vendimet që do miratohen