Ballina Aktualitet E rëndë në Fushë-Arrëz, i riu qëllohet pesë herë me thikë (Emri)

E rëndë në Fushë-Arrëz, i riu qëllohet pesë herë me thikë (Emri)

Foto ilustruese

Një person është plagosur me thikë pasditen e sotme në Fushë-Arrëz.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se 25-vjeçari, Aleksandër Matoshi, është goditur 5 herë me thikë nga shtetasi  me iniciale E.H.

Sipas informacioneve paraprake mbetet i paqartë shkaku i ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Pukës për mjekim dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plagosjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook