Ballina Aktualitet E rëndë në Gjirokastër, 33-vjeçari i jep fund jetës pasi nuk kishte...

E rëndë në Gjirokastër, 33-vjeçari i jep fund jetës pasi nuk kishte mundësi të paguante dritat (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës, ku një i ri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vetëvarur në banesën e tij.

Mësohet se 33-vjeçari, Florijan Ruko është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, në katin e parë të banesës.

Ai i ka dhënë fund jetës orët e para të mëngjesit, sapo është zgjuar nga gjumi. 

Dyshohet se gjendja e rënduar ekonomike dhe pamundësia për të paguar energjinë e konsumuar dhe probleme të tjera ekonomike, kanë cuar drejt vetvrasjes të riun.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook