Ballina Aktualitet E rëndë në Golem, 8-vjeçari mbytet në pishinë

E rëndë në Golem, 8-vjeçari mbytet në pishinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem, ku një fëmijë 8-vjeçar është mbytur në një pishinë teksa ka qenë duke u larë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka qenë aksidentale.

Edhe pse i është dhënë ndihma e parë, fëmija nuk ka mundur të mbijetojë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore. 

Policia ka nisur hetimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook