Ballina Aktualitet E rëndë në Korçë, i riu gjendet i varur në pemë

E rëndë në Korçë, i riu gjendet i varur në pemë

Një i ri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vetëvarur në pemë.

Burime të Policisë Vendore të Korçës, bëjnë të ditur se në lagjen nr. 3 në kodrat e qytetit, përgjatë rrugës për në Malin e Moravës, është gjetur i vetëvarur në një pemë, pa shenja dhune shtetasi I. M., 24 vjeç, banues në Korçë.

Njoftimi i Policisë
Më datë 11. 09. 2018, në lagjen nr. 3 në kodrat e qytetit, përgjatë rrugës për në Malin e Moravës, është gjetur i vetëvarur në një pemë, pa shenja dhune shtetasi I. M., 24 vjeç, banues në Korçë. Neni 99 i Kodit Penal.