Ballina Aktualitet E rëndë në Maliq, foshnja 4-muajshe digjet në sobën e zjarrit

E rëndë në Maliq, foshnja 4-muajshe digjet në sobën e zjarrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një foshnjë vetëm 4 muajsh ka pësuar djegie në kokë, pasi ka rënë në kontakt me sobën e zjarrit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Kreshpanj.

Foshnja e lënduar është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por më pas u transporta drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i Policisë
Më datë 08.01.2018, në fshatin Kreshpanj-Maliq, në banesë, aksidentalisht nga kontakti me sobën e zjarrit, ka pësuar djegie në kokë shtetasi i mitur K.Z, 4 muajsh. Pas ndihmës së marrë në Spitalin Rajonal të Korçës, i mituri u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”.

LEXO EDHE:  FOTO/ Dolën për të festuar natën e ndërrimit të viteve, arrestohen pas 4 ditësh nga policia. Ja çfarë kanë bërë dy të rinjtë (Emrat)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook