Ballina Aktualitet E rëndë në Pogradec, makina përplas për vdekje këmbësoren

E rëndë në Pogradec, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ku një mjet tip Volkswagen ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Burime zyrtare nga Policia e Pogradecit bëjnë me dije se shtetasja A.J., rreth 45-vjeçe, ka humbur jetën në spitalin e këtij qyteti, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i policisë
Më datë 11.07.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Hudënisht, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Volksëagen” me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen A.J, rreth 45 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila sapo ka mbërritur në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook