Ballina Kronike E rëndë në Pukë/ Helmim masiv në një shkollë, dhjetëra nxënës përfundojnë...

E rëndë në Pukë/ Helmim masiv në një shkollë, dhjetëra nxënës përfundojnë në spital (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Pukë, në njësinë administrative Gjegjan të Bashkisë së Pukës.

Mësohet se rreth 40 nxënës të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati janë helmuar gjatë orëve të mësimit.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se shkaku i helmimit mund të ketë ardhur si pasojë e hedhjes së një dezinfektuesi nëpër klasa, ndërkohë që deri tani ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga polica apo nga drejtoria arsimore e Pukës.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se 27 fëmijë kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në ambulancën e Gjegjanit, 3 në spitalin e Pukës, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Rrëshenit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook