Ballina Aktualitet E rëndë në Shkodër, 42-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit

E rëndë në Shkodër, 42-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person është hedhur nga kati i tretë i një pallati.

Fatmirësisht, shtetasi në fjalë i ka mbijetuar hedhjes, ndërsa raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

42-vjeçari ende i paidentifikuar ka dëmtime në kokë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po i jepet ndihma e parë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Më datë 14.06.2018 në orën 17:15, jemi njoftuar se në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka rënë nga lartësia e katit të tretë të një pallati shtetasi K. M. 42 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija, Shkodër, i cili vuan me probleme mendore.

Si pasoje e rënies, ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook