Ballina Kronike E rëndë në Tiranë, 39-vjeçari i jep fund jetës në mënyrë tragjike,...

E rëndë në Tiranë, 39-vjeçari i jep fund jetës në mënyrë tragjike, familjarët e gjejnë…

Një 39 vjeçar është gjendur i varur nga familja ditën e djeshme në Tiranë.

Bëhet fjalë për një person me inicialet E.T, dhe dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Viktima është gjendur në banesën e tij në rrugën “Ali Begeja” në Tiranë.

Kanë qenë familjarë ata që kanë lajmëruar policinë pasi e gjetën 39-vjeçarin të vetëvarur pa shenja jete.

Deri më tani nuk dihen detajet rreth shkaqeve të ngjarjes, ndërsa policia po heton për zbardhjen e tyre.

LEXO EDHE:  Lajmi i Fundit/ Tiranë, burrë e grua kërcënojnë se do të hidhen nga vinçi

“Më datë 11.05.2018, në rrugën ‘Ali Begeja’, në banesë, është vetëvarur shtetasi E.T., 39 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë lidhur me ngjarjen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook