Ballina Aktualitet E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës duke u hedhur...

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një burrë është hedhur nga ballkoni i banesës, e për pasojë ka humbur jetën.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se bëhet fjalë për 58-vjeçarin me iniciale A.Ç.

“Në rrugën ‘Astrit Losha’, është vetëhedhur nga ballkoni i banesës shtetasi A. Ç. 58 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook