Ballina Aktualitet E rëndë në Tiranë, i moshuari vret veten me armë gjahu

E rëndë në Tiranë, i moshuari vret veten me armë gjahu

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike ditën e sotme, duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Sokrat Mosko” në Zonën e Kombinatit, ku 69-vjeçari me iniciale E.B., ka qëlluar me armë veten në banesën e tij.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet që e çuan të moshuarit drejt aktit të vetëflijimit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Në rrugën ‘Sokrat Mosko’, në banesë, është vetëvrarë me armë gjahu teke, shtetasi E.B., 69 vjeç. Në cilësinë e provës u bllokua arma e gjahut e ndryshkur dhe 1 gëzhojë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook