Ballina Aktualitet E rëndë në Vaun e Dejës, 54-vjeçari mbytet teksa po peshkonte me...

E rëndë në Vaun e Dejës, 54-vjeçari mbytet teksa po peshkonte me rrjetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vaun e Dejës, ku një 54-vjeçar ku humbur jetën në mënyrë tragjike.

Policia njofton se 54-vjeçari me iniciale, L.Ç., ishte duke peshkuar me rrjetë në lumin Drin, ndërsa dyshohet se ka pësuar atak për shkak të ujit të ftohtë.

Njoftimi i Policisë
Më datë 12.07.2018 në Vau i Dejës, në lumin Drin, duke peshkuar me rrjetë, aksidentalisht është mbytur shtetasi L.C., vjeç 54, banues në Vau i Dejës. Nga veprimet e kryera rezultoi se ka pësuar infarkt për shkak të ujit të ftohtë. Materialet u referuan në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook