Ballina Aktualitet E rëndë në Vlorë, i riu vret veten me pistoletë në banesë

E rëndë në Vlorë, i riu vret veten me pistoletë në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një djalë i ri ka vrarë veten.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 26-vjeçarit me inicialet R.R. në fshatin Mesaplik.

Sipas dyshimeve të para thuhet se i riu e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike.

Njoftimi i policisë
Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:44, në fshatin Mesaplik, është vetëvrarë në banesën e tij me armë zjarri pistoletë shtetasi R.R., vjeç 26.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook