Ballina Aktualitet “Edhe pse të desha më shumë se veten, kjo gjë nuk mjaftoi…”,...

“Edhe pse të desha më shumë se veten, kjo gjë nuk mjaftoi…”, zbulohen fjalët e fundit të 31-vjeçarit që vrau vajzën që donte

Vrasja e dyfishtë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, jo vetëm që ka tronditur kryeqytetin por mbarë opinionin publik shqiptar.

31-vjeçari, Xhafer Meta ekzekutoi me armë zjarri të dashurën e tij, 19-vjeçaren, Xhuljeta Çuni. 

E reja me origjinë nga Mati, por banuese në Tiranë, ndërroi menjëherë jetë në vendngjarje, ndërsa 31-vjeçari vdiq në spital, ku nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda në kokë që kishte marrë pasi qëlloi mbi veten me armë.

Jo më larg se 21 orë më parë, Xhaferi ka publikuar në Facebook një poezi të gjatë dhe të dhimbshme, me fjalë zemre, të cilën ia ka kushtuar jo vajzës që dyshohet se dashuronte dhe më pas e vrau, por të ëmës.

Disa nga rreshtat e poezisë, janë:

“Zemer e embel me dashuri
e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
zemer e embel me dashuri
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti”.

Ndërkaq, rreth 4 ditë më parë ai ka shpërndarë një fotografi, të cilën ia kushtonte dashurisë së humbur, teksa thotë se “shiti shpirtin” dhe se e ëndërronte atë me fustan të bardhë dhe veten e tij dhëndër.

Më 4 qershor, Xhaferi shkruante:

“Luftova , humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie , kalova cdo nate duke ndertuar endrra , edhe iluzione. Kalova nete pa gjume , duke e menduar! Duke menduar qe ne altar te ishte ajo me fustan te bardhe edhe une te jem dhendrri. Enderrova me ate. Por edhe pse e desha me shume se veten , kjo gje nuk mjaftoi”.

Siç duket, gjendja e tij psikologjike ka qenë mjaft e rënduar dhe gjithçka është munduar ta shprehë në rrjetet sociale, por askush nuk e ka kuptuar.

LEXO EDHE:  SKANDALI/ Vihet nën hetim zyrtari i lartë në Tiranë, ja çfarë gjeti policia në makinën e shokut

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook