Ballina Aktualitet EKSKLUZIVE/ “Më është ngref keq, a shikon seks ti…”, zbulohet “foleja” e...

EKSKLUZIVE/ “Më është ngref keq, a shikon seks ti…”, zbulohet “foleja” e maniakëve seksualë në Shqipëri, ja si flasin me një 14-vjeçare (FOTO)

Kohët e fundit në Shqipëri është vënë re një shtim i frikshëm i maniakëve seksualë, jo vetëm në rrugë, por më tepër fshihen pas rrjeteve sociale, si dhe pas disa chateve “fantazmë”.

Një mesazh i ardhur në redaksinë e “DuaLajm.com”, ka zbuluar “folenë” e maniakëve shqiptarë, një Chat ku hyjnë persona të ndryshëm, pa asnjë të dhënë, thjesht me një pseudonim.

Ka qenë një vajzë, e cila preferon të mbetet anonim, që na ka dërguar edhe disa foto pasi është traumatizuar me ato që ka lexuar, duke dhënë një këmbanë alarmi.

Ajo shprehet se kishte hyrë për kuriozitet në Chat, duke luajtur rolin e një 14-vjeçareje, por që është tronditur nga mesazhet e përdoruesve të kësaj platforme njohjesh online.

Një 35-vjeçar i shkruan një mesazh vajzës së supozuar “14-vjeçare” me fjalë me përmbajtje erotike dhe banale, të tipit: “A shikon seks ti, ose më është ngref, u çmenda…”, siç shihet dhe në foton e mëposhtme.

Edhe pse mundohet të gënjejë për moshën, duke u shprehur se është 22-vjeç, në pseudonimin që ka në Chat e ka 35-vjeç.

“DuaLajm.com” i bën apel prindërve që të monitorojnë aktivitetin e fëmijëve në internet me programe të posaçme që mund t’i gjejnë duke kontaktuar me ofruesit e shërbimit të internetit, gjithashtu “DuaLajm.com” i bën një apel edhe për Policinë e Shtetit që të ndërhyjë në këto Chate, dhe të ketë një prani policore aty, ku mund të zbulohen shumë persona të dyshimtë që fshihen pas rrjeteve të tilla, të cilët mund të jenë rrezik për shoqërinë.

Fëmijët dhe minorenët mund të hyjnë gabimisht, ose të shtyrë nga kurioziteti në Chate të tilla, të pamonitoruar, dhe mund të bien pre e mashtruesve apo maniakëve seksualë.

LEXO EDHE:  Ekstradimi/ Gjykata në Durrës e dënon me burgim të përjetshëm, vrasësi ja mbath për Gjermani (Emri)

“Pershendetje Dualajm! Dua tju njoftoj per nje skandal te vertete qe me ka shokuar. Hyna ne nje chat njohjesh thjesht per kuriozitet, me nje nickname ku luajta rolin e nje vajze minorene 14 vjecare, por u trondita me mesazhet qe me derguan perdoruesit e chatit. Po ju dergoj dhe disa screenshote qe kam kap nga biseda qe kam bere. Ju lutem publikojeni, ta shohin te gjithe dhe policia te bej dicka. Na mbyten maniaket dhe perverset. Prinderit te bejne kujdes e te kontrollojn femijet se ku futen ne internet se do bien pre e ndonje pedofili. Si mund te flasin kshu me nje 14 vjecare, c mostra mban kjo toke. Dhe t mendosh qe ishte mengjes imagjino ne dark se c mund te presesh ketu! Turp!”, shkruan qytetarja e indinjuar për “DuaLajm.com”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook