Ballina Aktualitet EKSKLUZIVE/ Këta janë 2 shqiptarët më të kërkuar në Europë, ja për...

EKSKLUZIVE/ Këta janë 2 shqiptarët më të kërkuar në Europë, ja për çfarë akuzohen (Emrat+Foto)

Agjencia e Zbatimit të Ligjit në Bashkimin Europian e njohur ndryshe si Europol ka publikuar listën e personave më të kërkuar në kontinentin europian.

Në listën me 57 personat më të shumëkërkuar nga Europol janë edhe dy shqiptarë, të cilët akuzohen për krime të rënda, shkruan “DuaLajm.com“.

Bëhet fjalë për shtetasit: Shqipron Hoxhaj dhe Aleks Burreli.

29-vjeçari, Shqipron Hoxhaj, i cili rezulton se ka përfituar nënshtetësinë sllovene, akuzohet për trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike, substancave psikotrope, si dhe për shantazh dhe grabitje.

Sipas Europol, për shtetasin Shqipron Hoxhaj janë lëshuar dy urdhër-arreste ndërkombëtare. I pari është lëshuar nga Gjykata e Qarkut Koper në Slloveni, për veprën penale të “Prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike si dhe substancave ilegale në sport”, ndërsa urdhëri i dytë është lëshuar për veprën penale “shantazhit dhe grabitjes me armë”, po nga e njëjta gjykatë.

Europol paralajmëron se Hoxhaj klasifikohet si një person i dhunshëm, i rrezikshëm dhe që mund të jetë i armatosur.

Ndërsa i shumëkërkuari tjetër, 50-vjeçari, Aleks Burreli, akuzohet për veprat penale: Zjarrvënie e qëllimshme, vrasje dhe tortura ndaj disa personave.

Burreli akuzohet se së bashku me një person tjetër, të dy të armatosur me pistoleta, kanë sulmuar një resort të njohur tursitik në Ayia Napa të Qipros duke vrarë 3 persona, një biznesmen, një oficer policia dhe gruan e tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur, si dhe plagosën një tjetër oficer policie, raporton “DuaLajm.com“.

Ngjarja ka ndodhur 2 vite më parë, ndërsa objektivi i sulmit ishte biznesmeni i njohur qipriot, Fano Kalopsidioti, i cili mbeti i vdekur në vend.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, bashkëpunëtori i 50-vjeçarit mbeti i vdekur, ndërsa shqiptari mundi të arratisej nga skena me një makinë të rastit. 

LEXO EDHE:  EPIKE! Macja e shëndoshë shndërrohet në një rrokere pasi i bie 'baterisë' në një kuti kartoni (Video)

Sipas hetimeve të Europol dhe autoriteteve qipriote, rezulton se Burreli ishte pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal në Qipro që organizonin vrasje të mirëplanifikuara.

Europol ka kërkuar edhe ndihmën e autoriteteve shqiptare në lidhje me informacione të mundshme për dy të shumëkërkuarit, të cilët sipas disa burimeve dyshohet të jenë fshehur në Shqipëri.