Ballina Kronike Eksploziv në Vlorë, shpërthen makina e parkuar në orët e para të...

Eksploziv në Vlorë, shpërthen makina e parkuar në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, teksa mësohet se ka qenë eksploziv i vendosur në një automjet të parkuar. Ngjarja ndodhi në orën 03:40 tek lagjja “Isa Boletini”

Burimet zyrtare të policisë na bënë me dije se prej shpërthimit të mjetit nuk ka pasur asnjë të lënduar por veç dëme materiale. Makina ishte në pronësi të shtetasit P.S, ndërkohë policia po vijon me hetimet për të zbardhu ngjarjen dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë 

Më datë 20.08.2017, rreth orës 03:40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Isa Boletini”, një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, i cili ka qënë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të shtetasit P.S., 35 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njërëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme. Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.

LEXO EDHE:  Toka e premtuar qëndron 11 mijë euro larg, ja si u zbulua rrjeti trafikantëve që nisnin emigrantë në Angli