Ballina Kronike Ekzekutimi i Ervin Dalipajt, zgjerohet hetimi dhe merret në pyetje zyrtari i...

Ekzekutimi i Ervin Dalipajt, zgjerohet hetimi dhe merret në pyetje zyrtari i policisë

SHPËRNDAJE

Mësohet se për ekzekutimin e Dalipajt është marrë në pyetje një zyrtar i policisë së qytetit të Durrësit. Gjatë ditës së premte janë bërë disa aksione kontrolli në zonën e Shijakut dhe Sukthit për ngjarjen. 

Kemi mësuar se prokurorët kanë marr në pyetje shefin e krimeve në policinë e durrësit i cili është një i afërm i Dalipajt. Gjatë seancës ku ai u pyet, mohoi të njihte atentatorët që kanë ekzekutuar të afërmin e tij Dalipajn dhe shokun e këtij të fundit Juxhin Dautajn.

Ai deklaroi se që të dy të lartpërmendurit kishin goxha probleme dhe shumë konflikte me persona të ndryshëm. Përveç shefit të krimeve, prokuroria ka marrë në pyetje dhe shokë e të afërm të tjerë që dy viktimat rrinin por pa asnjë të re.

Gjithëashtu burimet tona sqarojnë se dhe pse Dalipaj ishte nga më të kërkuarit bënte jetën e një njeriu normal dhe nuk ruhej por jetonte mes Tiranës dhe Durrësit pa u shqetësuar nga askush deri në momentin që e vranë në afërsi të Sukthit.

 

“Të dy viktimat strehoheshin në Durrës. Flinin në një hotel superluksoz në plazh, ndërsa aty qëndronin dhe ish-drejtues të lartë të policisë (në atë kohë ishin në detyrë). Dalipaj dhe i riu nga Vlora kanë lëvizur me eskortë dhe shpeshherë kanë drekuar me zyrtarë të policisë. Ata kanë pasur aktivitet të ngjeshur këtu në Durrës, sepse këtu kishin shoqërinë dhe miqtë e tyre.

I çuditshëm është fakti që Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) nuk kishte asnjë informacion për ta. Kërkuam informacion nga SHISH, por na thanë që nuk i njihnin fare dy viktimat. “SHISH survejon të gjithë prokurorët e gjykatësit me kë takohen, me kë rrinë e me kë pinë kafe, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion në lidhje me grupet kriminale, apo me viktimat e atentatit, ku njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut” thonë burimet tona pranë prokurorisë së Durrësit.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakWhatsApp nga 30 qershori del jashtë përdorimi për smarphone-t e vjetër
Artikulli tjetërPlumba në Tiranë, sherr me motive të dobëta mes të rinjve