Ballina Kronike Elbasan/ 18 vjeçarja humb jetën tragjikisht pas operacionit, policia nis hetimet mbi...

Elbasan/ 18 vjeçarja humb jetën tragjikisht pas operacionit, policia nis hetimet mbi mjeken

Një vajzë 18 vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në këtë spital.

Policia e Elbasanit njofton se ka nisur procedimin penal për mjeken me iniciale J.K, 43 vjeçe, e cila ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale më datë 8 korrik tek pacientja me iniciale K.I nga Gramshi.

Policia bën me dije se vajza ka ndërruar jetë pak pas operacionit.

DEKLARATA E POLICISË
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” në ngarkim të shtetases J.K., 43 vjeçe, banuese në Elbasan. Ajo duke qenë me profesion mjeke kirurge në spitalin e Elbasanit, në datë 8 korrik 2017, kreu një ndërhyrje kirurgjikale tek pacientja K.I.. Pacientja K.I, ndërroi jetë pak pas operacionit.

Sipas kallëzimeve të familjarëve dyshohet se 18 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.

Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

 

LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë shqiptarja në Greqi, dyshohet se e vrau…

E PAZAKONTË/ “Më jep vajzën për nuse, ose ju vrava të gjithëve”, nipi kërcënon me jetë xhaxhain

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet zyrtari i LSI-së. Prokuroria zbuloi se…

Durrës/ Akuzohet për shpërdorim detyre, cili është inspektori i Policisë i arrestuar nga SHÇBA

E rëndë! Banesa në Kombinat përfshihet nga flakët, 80-vjeçari shkrumbohet brenda saj

VIDEO/ Një burim i vërtetë frymëzimi, njihuni me motrat binjake që jetojnë me dy koka në një trup

EMRAT/ Ishin kthyer në makthin e pronarëve aziatikë, njihuni me “3 skifterët” shqiptarë në SHBA

Rikthehet “Balena Blu”, i merr jetën dy motrave minorene. Momenti para se të hidheshin nga kati i 10 (Video)

VIDEO/ Habit drejtori i Ujësjellësit: E kam lënë qëllimisht qytetin tre ditë pa ujë, s’më mori njëri në telefon

Durrës/ I sekuestrohet 2 milionë euro pasuri, kush është biznesmeni me precedentë (Emri)

Artikulli paraprak“15 vatra të reja brenda 24 orësh”, rëndohet situata nga zjarret në vend
Artikulli tjetërInfarkti në zemër i merr jetën ish-drejtorit të INUK-ut, Zyhdi Dajti