Ballina Kronike Elbasan/ Zjarri i rrezikshëm prek Kodrat e Shijonit rrezikon edhe disa banesa...

Elbasan/ Zjarri i rrezikshëm prek Kodrat e Shijonit rrezikon edhe disa banesa (Foto)

Një zjarr i papritur në një hapsirë të konsiderueshme të gjelbër ka përpirë një sipërfaqe me ullinj, ferra dhe shkurre tek Kodrat e Shijonit në Elbasan.

Elbasani nuk është hera e parë që preket nga këto zjarre të rënda gjatë stinës së verës dhe ka lënë jo pak pasoja në qarkun e tij. Mësojmë se zjarri përveç bimësisë rreth e rrotull po rrezikon edhe disa banesa që ndodhen aty pranë vatrës. Në vendngjarje janë gjetur pranë menjëherë edhe shërbimi zjarrfikës por dhe qytetarë që ishin në merak e me mjete rrethanore janë përpjekur ti neutralizojnë flakët. Policia po heton për të kuptuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.