Ballina Kronike Emiljano Shullazi vendos të flasë: Ju tregoj kush ia organizoi Jozefina Topallit...

Emiljano Shullazi vendos të flasë: Ju tregoj kush ia organizoi Jozefina Topallit vizitën në Arabinë Saudite


Seanca e ballafaqimit mes Emiljano Shullazit dhe Ylvi Beqajt ka qenë mjaft e tensionuar. Por jo vetëm kaq. Ajo iu ka shërbyer palëve edhe si mundësi për t’i nxjerrë “sekretet” njëri-tjetrit, histori të pathëna më parë ku kanë përfshirë emra të njohur të politikës, ish-ministra e ministra aktualë.

“DuaLajm.com” mëson se një emër i përmendur prej tyre gjatë seancës së ballafaqimit ka qenë edhe ai i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, së cilës, sipas Shullazit, biznesmeni Ylvi Beqaj i ka mundësuar një udhëtim në Arabinë Saudite. Por “DuaLajm.com” raporton se një fakt i tillë mësohet të jetë mohuar nga Ylvi Beqaj.

Të martën që vjen pritet të thirret sërish një seancë ballafaqimi mes tyre. Ylvi Beqja, është dëshmitari kyç kundër Emiljano Shullazit dhe të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Pesë të pandehurit akuzohen për gjobëvënie ndaj biznesmenëve, Ylvi Beqja, Jani Zaka e Adriatik Kërçuku, shkatërrim të pronës me tritol, krime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kërcënimin e profesor Mynyr Konit.

REPLIKAT SHULLAZI-BEQAJ NË GJYKATË PËR VIZITËN E TOPALLIT NË ARABI
Emiljano Shullazi: A e ke çuar ti zonjën Topalli për vizitë në Arabi?
Ylvi Beqaj: Jo, është sajesë!
Emiljano Shullazi: Mua më ke rrëfyer se zonja Topalli harxhonte shumë shampo dhe blinte dy gjëra në çdo dyqan që hynte